Kurti takon Eqrem Kryeziun: Një prej figurave kyçe politike dhe veprimtar i paepur

Kurti takon Eqrem Kryeziun: Një prej figurave kyçe politike dhe veprimtar i paepur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Eqrem Kryeziun, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar kontributin e Kryeziut në shërbim të Prizrenit dhe të Kosovës, duke theksuar rolin e tij në periudha të vështira politike. Ai ka bërë të ditur se biseda u fokusua në rrugëtimin e Kosovës, sfidat e së kaluarës dhe zhvillimet aktuale.

Sipas Kurtit, Eqrem Kryeziu gëzon shëndet të mirë, mendje të kthjellët dhe ide të qarta, duke dëshmuar përvojën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm ndër vite. Kryeministri e falënderoi atë për kontributin dhe përkushtimin e dhënë për vendin.

Related Articles