Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Gjatë vizitës, Hargreaves vlerësoi profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit të KQZ-së, si dhe angazhimin e këshilltarëve, policisë dhe prokurorëve për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme.
“Vizita ime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë mëngjes nënvizoi profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, policisë dhe prokurorëve, të gjithë të gatshëm që dita e sotme të shkojë pa probleme. Ka kaq shumë njerëz të përfshirë në të gjithë vendin. Uroj një tjetër demonstrim të suksesshëm të demokracisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës për këtë vizitë.
