Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencën për media foli për procesin e votimit në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Ai përmendi probleme me energjinë elektrike në 6 qendra votimi në disa komuna dhe po ashtu prezencën e fletëvotimeve me shenja të dukshme në numra në qendrat e votimit në komunën e Raovecit.
Radoniqi tha se kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e Këshillave të Vendvotimeve.
“Sipas raportit të orës 11:00, në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 qendra votimi në Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet komunale të zgjedhjeve kanë njoftuar KEDS-in lidhur me këtë.
Po ashtu kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku në qendrat e votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e Këshillave të Vendvotimit”, tha Radoniqi.
