E trishtë: 1-vjeçari humb jetën nga zjarri në Prizren

E trishtë: 1-vjeçari humb jetën nga zjarri në Prizren

Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën në Prizren dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar, shkaku i zjarrit në një shtëpi banimi në qendër të qytetit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenti, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Enigma se vdekja e viktimës erdhi si pasojë e thithjes së tymit.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”, tha Bytyqi përmes një komunikate.

Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

“Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, u tha tutje në njoftim.

Related Articles