Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave me postë, ku deri tani janë numëruar 25% e fletëvotimeve nga mërgimtarët.
Për momentin, Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me një rezultat të shkëlqyer, duke fituar 69% të votave të procesuar. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e dyta me 11.28%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur 9.43% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 8.13% të votave, apo gjithsej 506 vota.
Kujtojmë se më 28 dhjetor, qytetarët e Kosovës zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ku Vetëvendosje fitoi bindshëm me rreth 50% të votave. Priten rezultate të tjera nga procesi i numërimit të votave me postë në ditët në vazhdim.
