Ankuesi raportoi në polici se qentë ia sulmuan dhitë, pronarit i konfiskohet vetura, arma dhe i shqiptohet gjobë

Ankuesi raportoi në polici se qentë ia sulmuan dhitë, pronarit i konfiskohet vetura, arma dhe i shqiptohet gjobë

Më datën 28.12.2025, në stacionin policor në Shtime është raportuar rasti “Dëmtim apo asgjësim i pronës”, ku pala e dëmtuar ka deklaruar se nga qentë e një personi i janë dëmtuar dy krerë bagëti (dhi). Po ashtu, është raportuar se i dyshuari posedon armë gjuetie.

Policia ka ndërmarrë veprime hetimore dhe më datën 04.01.2026, ka dalë në vëzhgim në fshatin Pjetërshticë, bazuar në informacione se i dyshuari po lëvizte me një veturë tip Pickup dhe ishte parë në zonën malore të këtij fshati.

Rreth orës 10:00, i dyshuari është hasur në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Pas identifikimit, i dyshuari ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet. Gjithashtu, ka pranuar se posedon armë gjuetie pa leje, e cila është konfiskuar nga policia, ndërsa për rastin është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan.

Gjatë verifikimit, është konstatuar se automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari nuk ishte i regjistruar që nga viti 2021, me ç’rast automjeti është konfiskuar dhe i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa nga rasti “Shënim zyrtar” është iniciuar rast penal për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pronës”.

I dyshuari B.O. (36 vjeç) është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Related Articles