Ish-ministri i Shëndetësisë dhe tani deputeti nga LDK, Armend Zemaj, ka treguar se është vaksinuar kundër COVID-19, dhe iu bëri thirrje të tjerëve që të bajnë të njejtën gjë, si dhe të respektohen udhëzimet e IKSHPK-së deri në përfundim të pandemisë.
Ai tutje shton se deri tani triumfoi nga koronavirusi, duke mos u infektuar asnjëherë deri tani.
”Triumfues ndaj virusit Covid 19. Gjithë kohën me maskë, mbajtje higjiene e distancë të nevojshme. Sot i vaksinuar për mbrojtje të mëtutjeshme deri në fitoren e plotë kundër kësaj pandemie globale”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Postimi i plotë: