Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh, raporton Gazeta Enigma.
Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Podujevë, Kamenicë, Gjilan, Suharekë, Vushtrri.
Podujevë 29.07.2021 – 15:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kamenicë 30.07.2021 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare (bashkëshortes dhe vajzës). Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjilan 27.07.2021 – 20:00. Më datë 30.0702021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Suharekë 30.07.2021 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur 17 dh 15 vjeç. Viktimat janë hasur nga patrulla policore në parku e qytetit dhe sipas tyre ishin sulmuar nga babai.
Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me urdhër të prokurorit dy viktimat si dhe dy fëmijët e tjerë me të vegjël 7 dhe 5 vjeç janë dërguar në Strehimore në Prizren. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vushtrri 30.07.2021 – 15:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një mashkull shtetas gjerman. I dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit janë përleshur fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Enigma/