Ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, në krye me ambasadorin Aivo Orav, kanë takuar të mërkurën, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ambasadori Orav përmes një postimi në “X” ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Kurti ratifikim të shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes.Orav deklaron se në takim kanë theksuar se dialogu me Serbinë mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës, në integrimin evropian.
“Së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë.Kërkuam ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me planin e rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Gjithashtu theksuam se dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian” shkroi Orav, në X.
Together w/ EU Ambassadors & Heads of Mission in Kosovo, met Caretaker PM @albinkurti to discuss perspectives for 2026. Commended the electoral process reflecting strong commitment to democratic principles & underscored the importance of swift government formation. pic.twitter.com/GvOBnKg9kc— Aivo Orav (@AivoOrav) January 14, 2026
