37 milionë euro dëm buxhetit të shtetit, Nagip Krasniqi deklarohet i pafajshëm

37 milionë euro dëm buxhetit të shtetit, Nagip Krasniqi deklarohet i pafajshëm

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, janë deklaruar sërish të pafajshëm lidhur me akuzat që iu vihen në barrë.

Krasniqi akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, kurse Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Related Articles