Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur në rrugën Komoran- Carralevë
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona.
Ajo gjithashtu njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në konfirmim.
