Përfundon seanca ndaj të akuzuarve për “Banjskën”, gjykata rrëzoi disa propozime

Përfundon seanca ndaj të akuzuarve për “Banjskën”, gjykata rrëzoi disa propozime

Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për rastin “Banjska”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka përfunduar.

Në seancën që zgjati përreth 2 orë tre të akuzuarit nuk e pranuan fajin.

Tutje, gazetarja bëri të ditur se gjykata ka refuzuar propozimet e mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve të propozuar nga avokatja Jovana Filipoviq, përveç një dëshmitari, i cili sipas Tërshanit, do të dëshmojë në shkurt.

Po ashtu, u refuzuan edhe propozimet e mbrojtjes për nxjerrjen e ekspertizës për krahasimin e uniformave, pasi gjykata vlerësoi se një vlerësim i tillë mund të bëhet direkt nga përmbajtja e fotografive.

Related Articles