Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Egzon Reshanin, të dyshuar për vrasje në tentativë në Prizren.
33 vjeçari dyshohet se ka plagosur dy persona në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”
