Është kapluar nga zjarri vetura private e një zyrtari policor në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nuk ka të lënduar, por vetëm janë shkaktuar dëme materiale.
“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. S’ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në konfirmim.
