Parlamenti shqiptar miratoi këtë të enjte me 113 vota pro, një abstenim dhe zero kundër, ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, në Bordin e Paqes.
Deputeti që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci, ndërsa amendamenti i opozitës për të hequr emrin e Edi Ramës nga titulli i projektligjit u rrëzua me 79 kundër, 30 pro dhe 0 abstenime.
Po ashtu, deputetët miratuan nen për nen aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me 110 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Kujtojmë se më herët Presidenti Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Rama për të nënshkruar marrëveshjen e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
