Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion për dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuat me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.
Lidhur me këtë, është deklaruar avokati Anton Çupërjani, avokat i Art Hasanit, i cili është djali i Nait Hasanit.
“Të gjithëve që kanë qenë të pranishëm në intervistim në Polici, të gjithë jemi njoftuar se secilit klient i është sekuestruar telefoni personal. Unë jam i angazhuar direkt prej djalit të tij dhe nuk kam pas asnjë kontakt me Nait Hasanin’’, ka thënë avokati.
’Është ndaluar sot me vendim të prokurorit, vendim të cilin ne si avokat ende nuk e kemi pranuar, përkundër intersimit tim për ta marr një vendim të tillë, ku edhe parashihet këshilla juridike për paraqitjen e ankesës por një gjë e tillë neve na u është mohuar, e që për neve kjo është sfidë dhe shqetësim i madh. Arsyeja është ndaluar për veprën penale të falsifikimit të votave. I njëjti është ftuar në cilësinë e të dyshuarit’’, ka thënë ai.
