Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të

Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të

Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të.

Xhiroja hapet të shtunën me dy përballje të forta. Në orën 17:00, Rahoveci 029 do të përballet me Sigal Prishtinën.

Më pas, nga ora 19:30, Bora do të përballet me Golden Eagle Ylli.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Në orën 17:00, Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit, në një nga derbit më të pritur të xhiros

Java e 17-të do të mbyllet me përballjen mes Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet të dielën nga ora 19:30.

Related Articles