Policia e Kosovës sërish ka gjetur municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.
Në njoftimin e policisë thuhet se janë gjetur 9 granata, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.
Njoftimi i plotë:
Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:
· 9 granata dore
· 538 fishekë
· 3 karikatorë për armë automatike
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.
