Parashikimi i motit për javën që po vjen

Parashikimi i motit për javën që po vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet më intensive parashihen ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.

“Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga -1 deri në 5°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të jenë ndërmjet 6–10°C. Të mërkurën do të ketë kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare ,lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi maksimale deri në 5m/s.

E hënë

Moti i vranët dhe me shi. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë.

Temperaturat minimale:3 deri 5°C

Temperaturat maksimale: 6 deri 8°C

Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E martë

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 2 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 5- 8°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell..Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në

zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor

Temperaturat minimale: -1 deri 1°C

Temperaturat maksimale: 6-9°C

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 1 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 7deri 10°C

Era: nga verilindja 1-5m/s.

E premte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: -1 deri 1°C

Temperaturat maksimale: 6 deri 9°C

Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-3m/s.

Related Articles