Drita e ka nisur me trofe vitin 2026, pasi ka mposhtur Prishtinën në Superkupën e Kosovës 2-1.
Këtë fitore të tyre e uroi kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
“Superkupa në Gjilan. Jashtëzakonisht krenar me rezultatin e jashtëzakonshëm të ekipit tonë, që fituan Superkupën e Kosovës. Urime gjithë ekipit dhe gjithë Gjilanit. Faleminderit që na bëni vazhdimisht krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, ndoqi ndeshjen e fitores dhe ndau medaljet për ekipet.
Drita, e fiton këtë trofe për herë të dytë në histori.
Superkupën e Kosovës, herën e parë e kishte fituar në edicionin 2018/2019, ndaj të njëjtit kundërshtar, Prishtinën.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Mardan Sports Complex” në Antalya të Turqisë, ku dy ekipet po zhvillojnë fazën përgatitore për stinorin pranveror.
