Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, dhe atë të Britanisë, Jonathan Hargreaves, raporton Gazeta Enigma.
Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, takimi është zhvilluar dje, gjatë të cilit, është diskutuar për çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim.
“Çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ishin ndër temat kryesore të këtij diskutimi të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Në takim kryeministri theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit gjithandej Kosovës pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe progresin shoqëror e avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri me rend publik dhe kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.
