Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit gjeti kohë të flasë edhe për bindjet fetare të djalit të tij.
Përballë Benjamin Netanyahut, Rama e ngriti diskursin në një nivel edhe më personal, duke garantuar se edhe feja e të birit mbetet e hapur për negocim.
Siç raporton JOQ, Rama deklaroi se nuk do të ishte aspak e pabesueshme që djali i tij të zgjidhte të bëhej hebre, një sqarim i domosdoshëm për të treguar se respekti ndaj Izraelit nuk ndalet te fjalimi, por shtrihet deri te pema familjare.
Duke kujtuar se vetë është katolik dhe gruaja e tij myslimane, kryeministri e paraqiti fenë jo si bindje personale, por si një opsion të hapur familjar, të menduar paraprakisht dhe të përshtatshëm për çdo kontekst ndërkombëtar. / Gazeta Enigma.
