Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kallashnikov me dorë

Një person, i armatosur me një armë të gjatë, që duket të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarët e Podujevës.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si i dyshuari ec me shpejtësi në drejtim të panjohur, teksa kalimtarët e rastit mbesin të shtangur.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka shtuar ajo.

Related Articles