Federata e Futbollit e Kosovës ka shpërndarë sot një video, ku shfaq fushat që janë ndërtuar në katër vitet e kaluara.
Sipas përllogaritjeve të FFK-së, i bie se në katër vitet e fundit është ndërtuar nga një fushë çdo 45 ditë.
“E ardhmja ndërtohet me investime reale në infrastrukturë. Fjalët kalojnë, puna e vërtetë mbetet”, thuhet në postimin e FFK-së.
