Murseli për natën kritike: As unë, as fëmijet s’kemi qenë në makinë kur ndodhi ngjarja

Murseli për natën kritike: As unë, as fëmijet s’kemi qenë në makinë kur ndodhi ngjarja

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt.

Para trupit gjykues, Naim Murseli mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.

Ai deklaroi se në momentin e vrasjes ndodhej të paktën 20 metra larg nga vetura dhe se fëmijët e tij nuk e kishin parë ngjarjen.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi, Naim Murseli nuk ka qenë në veturë në momentin e vrasjes, kam qenë së paku 20 metra larg, dhe as fëmijët, shyqyr Zotit, nuk e kanë parë ngjarjen”, tha Murseli.

Related Articles