Abdixhiku flet për 28 dhjetorin: E pamë mundin tonë duke u shembur

Abdixhiku flet për 28 dhjetorin: E pamë mundin tonë duke u shembur

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur fjalimin para Kuvendit të partisë së tij, i cili do të ketë votëbesim për punën e tij pas rezultatit të dobët që pati kjo parti më 28 dhjetor.

“Për mua dhe për ju ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tonë dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë e mbi të gjitha që ka shpresë”, tha Abdixhiku.

Ai foli edhe për gabimet që partia i bëri gjatë këtyre viteve.

“Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi, me rezultatet, me pritjet, me anëtarësinë, me vetveten, mbi të gjitha mbi të ardhmen tonë”.

“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”

Related Articles