Anëtari i AAK-së shpreh dyshime për zgjedhje të reja parlamentare

Anëtari i AAK-së shpreh dyshime për zgjedhje të reja parlamentare

Burim Ramadani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur dyshime se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të reja parlamentare.

Kjo si pasojë e afateve të shkurta deri në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, i cili duhet të ketë 2/3 e votave në Kuvend.

Postimi i plotë:

Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuat Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Nëse këto procese bëhen bashkë, atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike. Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht!

Ndërsa, Presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit!

A po shkon vendi në zgjedhje sërish?

Related Articles