Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë që dyshohet se e ka ngacmuar një grua në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
“NGACMIM- Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë / 26.01.2026 – 12:30. Më 01.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
