Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar se mbrëmë gjatë natës dhe në orët e sotme të mëngjesit, janë vënë në kontroll zonat të cilat ishin përfshirë nga zjarri.
Ministri njofton se sfidë vazhdon të mbetet Karaburuni.
“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.
Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë”, ka shkruar Peleshi./Gazeta Enigma/