40 vjeçari që u plagos sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, tha se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për operim.
“I plagosuri është në gjendje të rëndë por stabile. Ndodhet në sallë të operacionit, është duke u operuar nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë Vaskulare dhe të Ortopedisë…Do ta vazhdoj trajtimin”, tha drejtori Syla.
