Osmani në Samitin Botëror: Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon ligji

Osmani në Samitin Botëror: Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon ligji

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga fjalimi i saj i tretë në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë fjalimit të saj Osmani trajtoi rrugëtimin e Kosovës nga rindërtimi pas luftës drejt një shteti që në themel ka sundimin e ligjit, forcimin e të drejtave dhe vendosjen e dinjitetit njerëzor në qendër të inovacionit.

E para e vendit poashtu ka njoftuar për një serë takimesh me liderë të shteteve të ndryshme gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe. / Gazeta Enigma.

Related Articles