Deçan: Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë

Deçan: Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Brenda këtij afati, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

I njëjti shtoi mbrëmë se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Related Articles