Një burrë është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se në një market ka vjedhur gjësende me vlerë rreth 500 euro.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur javë më parë, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajte.
“Pas hetimeve te zhvilluara nga ekipet relevante policore, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, javë më parë dyshohet se kishte vjedhur në një market gjësende me vlerë rreth 500€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
