Është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj një nxënësi sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili ka njoftuar se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai.
Policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit.
