Kabineti i ri qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit, të enjten nga ora 10:00, raporton Gazeta Enigma.
Kjo do jetë mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3. Për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me një kabinet me 19 ministri, kanë votuar 66 deputetë, 49 kanë votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Seanca për formimin e Qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive ku është inauguruar legjislatura e X-të e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
