Kurti: Kabineti i ri ka parakushtet të jetë më i suksesshmi në historinë e Kosovës

Kurti: Kabineti i ri ka parakushtet të jetë më i suksesshmi në historinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e parë të Qeverisë “Kurti 3” të enjten, duke theksuar se kabineti i zgjedhur prej tij ka potencialin të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës.

Ai u tha ministrave se shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve është privilegj dhe përgjegjësi që duhet ushtruar me nder dhe përkushtim.

“Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me nder dhe përkushtim është privilegji që e keni dhe që do ta gëzoni nga ulëset. Mësimet që kemi nxjerrë nga mandati i kaluar dhe përvojën që kemi fituar, së bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja profesionale, më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka parakushtet të jetë kabineti më i suksesshëm në historinë e re të Kosovës, që shumë shpejt i mbush 18 vjet”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri shtoi se pritjet e qytetarëve ndaj Qeverisë janë të larta dhe përbëjnë standardin që vetë ekzekutivi ka vendosur gjatë mandatit të kaluar.

“Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e vetë standardit që e kemi vendosur ne dhe që duhet ta nderojmë e ta përmbushim”, theksoi ai.

Related Articles