Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore).
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se marrëveshja ka vlerë totale prek 90.3 milionë euro.
“Periudha e kthimit është 12 vjet, norma e interesin zero për qind. Konsideruar rëndësinë e marrëveshjes dhe kushtet e mira financiare ju ftoj ta miratojmë për yta proceduar në Kuvend për ratifikim”, ka thënë ai.
Marrëveshja tani pritet të shkojë në Kuvend për t’u ratifikuar.
E premtja e 13 shkurtit është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka kohë të ratifikojë marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë prej 90.3 milionë eurosh.
Kabineti qeveritar ka votuar pro edhe disa marrëveshjeve të tjera.
