Arian Tahiri do të jetë Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, deputetja Blerta Deliu do të ushtrojë detyrën e zëvendësshefes së këtij grupi parlamentar.
Këtë e ka konfirmuar vetë deputetja për Gazetën “Enigma”.
Kujtojmë se të mërkurën e 11 shkurtit pas një bllokade pothuajse njëvjeçare, Kosova arriti të konstituojë Kuvendin si dhe formimin e Qeverisë.
