Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, pas një aksidenti që ka ndodhur mes katër automjeteve mëngjesin e sotëm në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.
