Deputetët do të mblidhen sot nga ora 15:00 në seancë në Kuvend për të shqyrtuar dhe ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Janë pesë marrëveshje ndërkombëtare që presin ratifikim, ndërsa edhe buxheti për vitin 2026 do të mund të shqyrtohet në parim.
Nga ato është edhe Marrëveshja e Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore). Sot. 13 shkurt, është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka kohë të ratifikojë këtë marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 90.3 milionë eurosh.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se marrëveshja ka vlerë totale prek 90.3 milionë euro.
