Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shpërndarë një video ku shihen duke u përgatitur për marshin e 17 shkurtit në mbështetje të çlirimtarëve që aktualisht po mbahen në Hagë.
Në postimin e tij në Facebook, Hamza shkruan se pankartat janë përgatitur për këtë protestë, që është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
“Pankartat janë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë! Jam krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe që nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky marsh bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik.”
