Latifi për takimin Erdogan-Vuçiq: Në Serbi investimet milionëshe, në Kosovë ringjalljen e kujtesës osmane

Latifi për takimin Erdogan-Vuçiq: Në Serbi investimet milionëshe, në Kosovë ringjalljen e kujtesës osmane

Analisti politik dhe profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar për takimin që presidenti serb, Aleksander Vucic, ka pasur në Ankara me presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan.

Latifi ka përmendur shifrat milionëshe të investimeve turke në Serbi, derisa ka thënë se Turqia në Kosovë investon vetëm për ringjalljen e kujtesës osmane.

“Nga pritja madhështore që Vuçiqit i bëri Erdogan në Ankara, kuptuam se aktualisht 1500 kompani turke operojnë në Serbi; volumi i investimeve turke arrin mbi 300 milion euro, ndërsa këmbimet tregtare kapin shifrën e 3.5 miliardë eurove.Tek ne, ndërkaq, investimet turke janë të fokusuara në ringjalljen e kujtesës osmane, kujtesë të cilën vetë turqit modernë nuk e marrin seriozisht. Po nejse, siç thotë ajo shprehja e moçme: budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina!”, ka shkruar Latifi.

Related Articles