Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta ka sulmuar viktimën tjetër femër.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma.