“Marshi i 17 shkurtit do të jetë më i madhi në historinë e Kosovës së lirë”

“Marshi i 17 shkurtit do të jetë më i madhi në historinë e Kosovës së lirë”

Mbi 200 mijë qytetarë pritet t’i bashkohen marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, duke theksuar rëndësinë historike të këtij marshimi. Ajo shtoi se ky do të jetë marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë.

“Kjo nuk është çështje partie, pushteti, por është çështje drejtësie dhe dinjiteti kombëtar. Kemi marrë konfirmime nga shqiptarë nga i gjithë rajoni dhe Evropa. Diaspora jonë po organizohet, po vjen, po udhëton me orë të tëra për të qenë bashkë. Po na vijnë fotografi e mesazhe me familje të cilat na tregojnë që do të jenë prezente aty bashkë. Ky është momenti kur e kupton që ky marsh nuk i përket vetëm një platforme dhe individi, thjesht ky marsh i përket popullit të Kosovës,” tha Hoxha.

Ajo shtoi se pritshmëria për pjesëmarrjen është mbi 200 mijë qytetarë dhe se madhështia e marshit nuk matet vetëm me numra.

“Do të matet me qetësinë tonë, me disiplinën dhe dinjitetin tonë dhe seriozitetin e mesazhit që do të përcjellim atë ditë,” përfundoi Hoxha.

Related Articles