Në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje në disa pjesë të Kosovës, duke përfshirë Fushë Kosovën, Bresjen, Obiliqin, dhe Vushtrrinë.
Në Fushë Kosovë, më 13 shkurt, një mashkull është arrestuar pasi, pas një mosmarrëveshje, dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.
“Fushë Kosovë / 13.02.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Më 14 shkurt, një person tjetër në Fushë Kosovë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
“Fushë Kosovë/ 14.02.2026 – 13:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti, i dyshuari m/k i ka sulmuar fizikisht viktimën f/k dhe vajzën e tyre. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë
Po ashtu, në Bresje, një mashkull është arrestuar për kërcënim verbal ndaj ish-bashkëshortes së tij.
“Bresje / 14.02.2026 – 13:25. Dyshohet se ish bashkëshorti i saj i dyshuari m/k e ka kërcënuar verbalisht viktimën f/k. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.
Derisa, në Obiliq, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili gjendet në arrati.
“Obiliq / 14.02.2026 – 21:30. Viktima f/k, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k i cili gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, njofton Policia.
Në Vushtrri, një mashkull është arrestuar për shkaktimin e dhunës psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar pas hetimeve të prokurorit.
“Vushtrri / 14.02.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia përmes raportit 24 orësh.
