Policia në Gjilan publikon pamjet, kërkohen dy persona për vjedhje të rëndë

Policia në Gjilan publikon pamjet, kërkohen dy persona për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka nisur kërkimet e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë, raporton Gazeta Enigma.

Policia njoftoi se në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

“Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

RAPORTO 192

Çdo informacion lidhur me rastin, përfshirë personat në kërkim, mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected]

192 OSE 080019999

APO PËRMES APLIKACIONIT: LAJMËRO POLICINË.

Related Articles