Në seancën e sotme Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2026, raporton Gazeta Enigma.
Kjo pasi sipas tij ai nuk reflekton strukturën e re qeveritare, zotimet e dhëna dhe, mbi të gjitha, nuk merr parasysh buxhetin e miratuar të Prishtinës.
“Të reflektojë strukturën e kabinetit qeveritar, pra të ministrive, që katër ministri të reja të kenë edhe buxhetin e tyre dhe ky buxhet të ndahet jo nga ministri i Financave ministrive të tjera, por nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. E dyta, buxheti të reflektojë ekspozenë që e prezantoi Kurti ditën e formimit të Qeverisë, në mënyrë që ato zotime të dhëna të mos jenë vetëm fjalë, por të kenë kuptim të vërtetë. Në këtë drejtim, një ekspoze pa buxhet mbetet vetëm një platformë fjalësh të thata, që, duket jo befasueshëm, do të jetë seriozisht rasti këtu”, tha Abdixhiku. / Gazeta Enigma.
