Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se përmes një letre nga presidentenca, është kërcënuar nga Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, me padi civile.
Musliu deklaroi në Kuvendin e Kosovës se Sadriu i kishte dhënë afat asaj të kërkojë falje për deklarimet në media rreth detyrave të tij.
LEXO EDHE: Deputetja e PDK-së, thotë se bashkëshorti i presidentes Osmani e kërcënoi, paralajmëron padi
“Më ka ardhur një zarf nga presidentja, letër e pa nënshkruar nga Prindon Sadriu, përmban kërcënim për padi civile. Arsyeja ishte se unë në një prej televizioneve kam thënë se ai është ambasador me korrenspodencë. Kjo ishte çështja që e kishte shqetësuar Prindonin e Vjosës. Në letrën më kishte caktuar afate për të kërkuar falje, ku më pas do të pasonte padia civile. Tani nuk e kuptojë se kujt ia kam dëmtuar imazhin, unë u ndala dhe u mundova ta kuptojë se çfarë është puna e këtij personi”, ka deklaruar ajo.
Musliu ka ofenduar tutje Sadriun, duke thënë se “po lazdrohet, duke iu dukur vetja kushedi se çka”.