Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar urime Presidentes Vjosa Osmani për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar miqësinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin për paqen dhe stabilitetin.
Ai riafirmoi mbështetjen e Italisë për rrugën evropiane të Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e avancimit të dialogut me Beogradin.
