Sot në Prishtinë protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Sot në Prishtinë protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Sot në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” mbahet marshi në mbështetje udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, raporton Gazeta Enigma.

Në mbështetje të marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, që është paraparë të nisë në orën 14:00, kanë dalë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryetarët e shumë komunave e shumë personalitete të tjera në vend. 

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive. / Gazeta Enigma.

Related Articles